“Open Balkan”, Vuçiç: Kjo u bë për ekonominë, folëm seriozisht për lëvizjen e mallrave

Pas mbledhjes së zhvilluar në Beograd mes zyrtarëve të ‘Open Balkan’, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dhënë një deklaratë për media ku ka folur rreth dakordësive që janë vendosur gjatë mbledhjes midis liderëve.

Ai tha ndër të tjera se për herë të parë u fol seriozisht rreth transportit të mallrave dhe se shtë mirnjohës për SHBA-në që i ofroi ndihmë në realizimin e këtij synimi. Aleksandar Vuçiç u shpreh se kjo nismë nuk u bë as për kryeministrin Rama apo Zaev e as për atë vetë, por për njerëzit dhe ekonominë e rajonit.

Fjala e Vuçiç:

Ose do t’i miratojmë sot, do të them diçka në lidhje me ato që kemi diskutuar. Ne vendosëm se, apo pamë se të gjithë njerëzit janë në favor të këtij projekti, ajo që është dëshpëruese është fakti se ajo për të cilën ramë dakord është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht, por, ramë dakord për atë që do të zbatojmë në të ardhmen. Është një nismë e jashtëzakonshme që bën dallimin. Kjo nismë nuk u nis as për Vuçin, Ramën apo Dimitrov, por për njerëzit që jetojnë në çdo fshat të vendit tonë. Ne ramë dakort për ngritjen e një këshilli të zbatimi dhe përbërjen e saktë të këtij këshilli do ta zgjedhim më vonë. Do të kemi sërish takime për ta analizuar edhe njëherë situatën. Për herë të parë folëm edhe njëherë seriozisht për transportimin e mallrave. Jam mirënjohës për ndihmën e dhënë dhe nga SHBA që na sollën njerëz dhe mjete. Puna jona është të fokusohemi. Bëmë një takim dhe me sipërmarrsisht. Qumështi pret nga e premtja deri të hënën në kufi. Ata presin deri në 30 orë në kufijtë tanë dhe kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Kjo është arsyeja. Ne do të kemi një kontroll të plotë nga ana jonë. Ekonomia varet nga kjo nëse duam rezultate. Ramë dakort edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm sepse njerëzit tanë për një vit apo një vit e gjysmë duhet të lëvizin pa asnjë pengesë nga Tirana në Shkup apo vend tjetër. Kjo forcon ekonomitë tona. Në këtë drejtim askush nuk po ndërhyn në asnjë të drejtë politike, po e bëjmë për sipërmarrësit tanë. Duhet të lidhim edhe ata që merren me digjitalizimin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *