Në Ohër të Maqedonisë do të mbahet këtë të mërkurë dita e dytë e samitit të “Ballkanit të Hapur”.
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe të Malit të Zi, Dritan Abazoviç në Ohër, në kuadër të Ballkanit të Hapur. Përfaqësuesit e Bosnjës dhe Malit të Zi janë në rolin e vëzhguesit, ndërsa pritet që Abazoviç të japë konfirmimin e futjes së Malit të Zi apo jo në Open Balkan.
Sakaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkanit të Hapur.
Tri nismëtarët, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Aleksander Vuçiç, presidenti i Serbisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, e ideuan këtë koncept me qëllim të krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.