Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër për çështjen e takimit Open Ballkan.
Rama është takuar me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama bën me dije se gjithashtu është takuar edhe më ambasadorin e SHBA në Serbi Chris Hill.
“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama,.