Ka nisur samiti i Open Ballkan’ i cili po mbahet në Beograd, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për tregti të lirë në rajon.
I pranishëm ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili tha se kjo nisëm mundëson bashkëpunim të mirë mes vendeve.
Sakaq shtoi se ky samit do të krijojë një hapësirë të re për vendet pjesëmarrëse në lidhje me nismat e reja që do të ndërmerren në ‘Open Ballkan’.
“Së pari do doja të falënderoja të gjithëve që jeni sot këtu me ne po organizojmë këtu, Unë Rama dhe Kovacevksi jemi organizatorë të këtij evenimenti dhe shpresoj që të tjerë pas nesh të organizojnë të tilla evenimente. Për ne kjo është e një rëndësie maksimalë sepse qysh prej themelimit të kësaj nisme më duket se asnjëherë nuk ka tërhequr vëmendje dhe energji sesa tani, vetë projekti. E them këtë sepse, më duket se, masa sesa do të sigurojmë një bashkëpunim të mirë të vendeve tona varet në sukses të kësaj nismë. Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave së Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe dua t’iu përgëzoj, besoj se aq sa mundi Serbia ndihmoi dhe shpresojmë të vazhdojmë të kontribuojmë. Të na japë mundësi të flasim në një zë në rajon. Ecuria që kemi ecur deri tani nuk është e vogël, jemi të kënaqur, më duket sikur do punojmë më shpejt e më fort. Krijimi i kontrolle të gjelbra të kontrolleve ushqimore, Qafë Thanë e Tabanucë, shkurtojnë orët në 15 minuta pra është pak më e lehtë të bëjmë biznes. Autoritet do të bëjnë përpjekje për të ulur kohët e pritjes në këto pika kufitare. Do të nënshkruajmë sot dokumente angazhime të së ardhmes. Marrëveshjen për Mekanizmin e Furnizimit të produkteve themelore mes Ballkanit perëndimor”, tha ai.