Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër.
Vuçiç tha se kjo nismë i shërben ekonomisë së të gjitha vendeve që kanë pranuar të jenë pjesë e këtij bashkimi.
Kjo është iniciativë e jona, iniciativë e njerëzve nga Ballkani, që mendojnë se mund ti zgjidhin vetë problemet e tyre. Ne nuk kemi probleme bilaterale të ndërsjellta, ne nuk kemi asnjë kërkesë ndaj askujt, përveçse të jemi miq dhe të punojmë së bashku.
Sot nënshkruam marrëveshjen për diplomat, të shohim se çfarë presin njerëzit nga ne, çfarë mund të bëjmë për turizmin dhe që njerëzit nga Serbia të shkojnë në Shqipëri, të vijnë për turizëm në Maqedoni, si dhe ne ti ftojmë miqtë tanë të vizitojnë vendet e bukura në Serbinë tonë të bukur. Unë jam krenar që kjo iniciativë, që mendonin se do të dështonte, po ecën përpara.Nuk mund të na ndalojë askush, hapen apo jo negociatat varet nga të tjerët, ajo që varet nga ne është që të vendosim si do të jetojmë me fqinjët tanë.