Kryeministri Edi Rama nga samiti i ‘Open Ballkan’ i është përgjigjur sulmeve që i janë bërë në lidhje me pohimet karshi konflikteve të Kosovës me Serbinë.
Rama mohoi të ketë pohuar se ka qenë nisma e Ballkanit të hapur ajo që ndihmoi në zgjidhjen e konfliktit, ku theksoi se nuk ka thënë asgjë më tepër se nëse Kosova do të ishte në thyezën e nismës çështja e kartave të identiteti do ishte zgjidhur më herët.
“Më vjen shumë keq sepse kam shumë respekt dhe t’i hyn në gazetaret që respektojnë punën e tyre, por t’i je pjesë e një kohe që thuhen por nuk kanë lidhje. Nuk kam thënë asgjë të ngjashme me atë që t’i citove. Zgjidhja që ju dha një ngërçi të zgjatur është një zgjidhje përtej kornizës së Open Ballkanit. Thashë po ashtu se nëse Kosova do të ishte në thyezën e nismës kjo çështje do ishte zgjidhur më kohë, nuk thashë që ne e zgjidhëm”, tha ai.