Një operacion antidroge po zhvillohet aktualisht nga Policia e Tiranës në Paskuqan, ku pas një kontrolli të ushtruar në një makinë, është sekuestruar një pako me rreth 1 kg kokainë.
Ndërkohë është shoqëruar drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.
Është bërë me dije se policia kishte pasur informacione më parë për këtë rast dhe e ka mbajtur nën vëzhgim.
/Priza.al/