Policia malazeze dhe ajo shqiptare kanë zhvilluar një operacion ku është sekuestruar një sasi e madhe kokainë.
Mediat malazeze raportojnë se autoritetet kanë zbuluar kokainë të fshehur në thasë, ndërsa dërgesa kishte mbërritur në Portin e Tivarit.
Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të.
“Vijesti”, shkruan: “Në operacion janë arrestuar disa persona, si dhe po kryhen kontrolle në një magazinë në pronësi të një prej të arrestuarve në territorin e Shqipërisë.”