Autoritetet italiane kanë ndërmarrë ditën e sotme operacionin policor “Big Bag”, që shënoi kulmin e një hetimi të gjatë ndaj trafikut të drogës në zonën e Pordenones. Në kuadër të këtij operacioni përfunduan në pranga 8 persona, mes tyre dhe një i ri shqiptar përgjegjës për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.
Më 28 prill, 25-vjeçari shqiptar DD, i papunë me banim në Pordenone, dhe bashkëmoshatari i tij C. J., banakier italian, u arrestuan për krime pasi kishin blerë 150 gram kokainë në Milano dhe donin ta rishisnin. Pas një periudhe burgimi, të dy u liruan dhe u kthyen në shtëpitë e tyre.
Ditën e sotme personi me inicialet D. D. dhe një tjetër shtetas u arrestuan dhe u dërguan në burg pasi hetuesit deklaruan se ata ishin pronarët e një sasie me marijuanë të sekuestruar marsin e kaluar, ndërsa C. J. i arrestuar në prill me 150 gramë kokainë, u kontrollua gjithashtu si në shtëpi ashtu edhe në lokalin “Chions” ku punon.
Në total, hetimet çuan në 8 arrestime, 4 kallëzime për lirimin si dhe sekuestrimin e 21 kilogramëve marijuanë, 165 gram kokainë, 60 gram hashash dhe para që dyshohet se janë rezultat i shitjes së narkotikëve