Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Në një konferencë për mediat, Çuçi tha se operacionet e dekonspiruara janë shqetësuese për policinë, ku theksoi se do të ketë një hetim.
“Padiskutim që është shqetësuese, por edhe pjesë e punës së përditshme që ka Policia e Shtetit për të pastruar radhët e Policisë nga këta elementë. Po nuk e ka ditur ai kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri. Është në hapësirën e informacionit që ka ai. Do e hetojmë, do përfshihet edhe ai që ka bërë këtë deklaratë për të zbardhur të vërtetën”, tha ai.