Pëllumb Kaja është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit antidrogë të koduar ‘Agimi’.
Policia bën të ditur se me ndalimin e Kajës, numri i personave të arrestuar për këtë operacion shkon në 21.
51-vjeçarit, banues në Arrameras, Fushë Krujë, iu është caktuar nga Gjykata e Lartë masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Aktualisht po vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.