Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin “Fokusi”, ku gjatë muajit tetor janë arrestuar dhe proceduar 25 persona si dhe janë asgjësuar mbi 11 mijë bimë kanabisi.
Ministri Balla shprehet se Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht grupet dhe veprimtaritë kriminale që lidhen me kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike .
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht grupet dhe veprimtaritë kriminale që lidhen me kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Falë operacionit kombëtar “Fokusi” gjatë Tetorit 2023 janë arrestuar/proceduar 25 persona dhe janë asgjësuar 11.729 bimë narkotike cannabis sativa. Janë zbuluar gjithashtu veprimtari kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike në mjedise të mbyllura.