Operacioni i ‘bujshëm’ i SPAK te Kadastra e Tiranës, por në rrjetat e drejtësisë mbetën vetëm disa ‘cironka’ (dy sekserë dhe një zyrtar)      

Dy sekserë dhe një zyrtar i nivelit të ulët në kadastrën e Tiranës, ka qenë rezultati i një operacioni të trumpetuar me bujë fillimisht nga mediat, që u organizua nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi këtë pasdite një aksion në zyrat qendrore të Hipotekës në Tiranë. Mësohet se deri tani janë arrestuar tre persona, njëri prej të cilëve punonjës i Hipotekës.

Aksioni është në vazhdim dhe mësohet se janë lëshuar disa urdhra ndalimi, por deri tani janë vënë në zbatim vetëm tre. Dyshohet se personat për të cilët është lëshuar urdhër ndalimi, kanë falsifikuar dokumente të pronave të ndryshme në këmbim të parave.

Ende nuk dihen identitetet e zyrtarëve të arrestuar apo të atyre që pritet të arrestohen.

Deri tani, sipas mediave, janë kryer disa sekuestrime si dhe tre të ndaluar. Hetimi kishte nisur prej disa muajsh nga SPAK, për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronave, por edhe këtë herë në rrjetat e drejtësisë kanë mbetur vetëm disa “cironka”, pasi “peshkaqenët” dhe “peshqit e mëdhenj” ja dalin “pa u lagur”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *