Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka folur rreth operacionit të SPAK.
Berisha tha se lajmi i publikuar në media, se Nuredin Dumani ishte kthyer në dëshmitar të penduar të drejtësisë, shërbeu qëllimisht për dekonspirimin e operacionit të SPAK, për goditjen e grupeve kriminale.
Sakaq, shtoi se lajmi është publikur qëllimisht, në mënyrë që kokat e këtyre grupeve të mund të largoheshin jashtë vendit.
“Ky është akti më madhor i dekonspirimit, të gjithë ata e dinin që kishin bërë porosi te Dumani, sigurisht që lehtë e lehtë morën arratinë dhe u zhdukën. Askush nuk mund të thotë dhe është absurde se kjo ishte e paqëllimshme, ky njoftim është shumë i qellimshëm, pasi pas çdo bosi qëndrojnë lidhjet direkte të Edi Ramës, prokurorëve dhe policëve e kështu me radhë.
Nuk ishte rastësi kjo që ndodhi, ajo që iu servir shqiptarëve si një sukses, ishte një bllof, unë mbështes çdo akt për ndëshkimin e krimit”, tha ai.