Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK për arrestimin e disa emrave, pjesë e 8 grupeve kriminale në disa qarqe.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Çuçi deklaron se nuk do të ketë asnjë kompromis me krimin e organizuar asme punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën.
“8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”.
Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”, shkruan ministri.