Operacioni i SPAK/ Rrëfehet Nuredin Dumani, 10 të arrestuar deri tani (Emrat)

Detaje të tjera kanë dalë nga operacioni i SPAK.

Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhajt, ka vendosur autoritetet në lëvizje dhe kanë firmosur në total 32 urdhër-arreste dhe 15 urdhër-kontrolle. Burime për median bëjnë me dije se Dumani ka zbuluar të dhëna të sakta për bosat e bandave kriminale në disa qytete të Shqipërisë, më konkretisht, Tiranë, Fier, Lezhë dhe Elbasan.

SPAK ka kërkuar arrestimin e Suel Çelës, Ervis Martinajt dhe Sokol Sanxhaktarit (i arrestuar tashmë për një vepër tjetër penale).

Mësohet se deri më tani janë arrestuar 10 persona, mes tyre Kamer Mehja dhe Fatos Gosa, dy emra të njohur të botës së krimit, ndërsa nuk janë gjetur Suel Çela dhe Talo Çela.

Ndër të tjera, Dumani ka treguar detaje mbi një porosi vrasje. Sipas tij, një bos krimi, i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e një personi, por që ekzekutimi nuk u krye për arsye ende të paditura.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *