Persona të tjerë të shpallur në kërkim janë arrestuar në Korcë në kuadër të Operacionit ‘Knock down’.
Shtetasit Elis Seida, 26 vjec dhe Theodor Riza, 28 vjec, janë vënë në pranga nga policia dhe akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë sjellim në vëmendje se ka shkuar në 27 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Korçë
Vijon operacioni “Knock down”, i finalizuar para 3 muajsh.
Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim. Shkon në 27 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.
Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down”, i finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë ndaluan shtetasit në kërkim E. S., 26 vjeç dhe Th. R., 28 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.