Janë zbardhur emrat e 6 të arrestuarve në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë në bashkëpunim mes policisë shqiptare, Guarda Di Finanza-s dhe DEA-s amerikane.
Në pranga kanë rënë:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë
Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Ky mjet është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.
Pasi kanë parë policinë, shtetasit në veliere i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi por janë kapur në flagrancë. “RENEA” ka ndërhyrë edhe në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje trafikimin.
Gjithashtu në polici u shoqëruan edhe dy ukrainasit, të cilët u kapën në afërsi të velieres. 6 të arrestuarit akuzohen për veprat penale: ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
200 fishekë pistolete model 54;
një automjet tip “Audi”;
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;