Operacioni ndërkombëtar i antidrogës, Policia: 6 të arrestuar, droga u dogj nga trafikantët, hetimet vijojnë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal në Kurbin të trafikut të drogës.

Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.

Sipas zv.drejtorit të policisë Sokol Bizhga, operacioni nisi në orën 22:00 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe u përmbyll pasditen e djeshme në orën 18:00.

Ai tha se trafikantët i vunë flakën një veliere ku ndodhej drogë dhe pajisje të tjera sapo pikasën policinë. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, para cash: 45 mijë euro, 25 mln lekë të vjetra, paund, franga zvicerane e lira turke. Po kështu 25 kg kanabis janë gjetur në afërsi të vendit ku është mbytur veliera.

Nga operacioni janë arrestuar 6 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Janë firmosur urdhër arreste vetëm për 6 persona, mes tyre Ardit Ismailuka, ish-zyrtar policie.

Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe ku janë gjetur dhe dy armë.

Gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *