Operacioni pa sukses/ Pas ndërhyrjes plumbi nuk i hiqet, Nuredin Dumani rëndë

Mbas arrestimit në Fier, shtetasi Nuredin Dumani është dërguar drejt spitalit të traumës. Gjendja e tij ka qenë e rënduar, pasi është plagosur me plumb i cili ka depërtuar deri në mushkëri.

Mësohet se Dumani i është nënshtruar një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale, por pavarësisht asaj, mjekët nuk ja kanë dalë të heqin plumbin. Ndërhyrja ka qenë e vështirë sepse i plagosuri ka pasur komplinacione të cilat vështirësojnë operacion.

Pritet që Dumani t’i nënshtrohet edhe një operacioni tjetër për t’i hequr plumbin, nëse gjendja e tij do të përmirësohet. Ndërkohë mjekët bëjnë me dije se gjendja për momentin është stabël.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *