Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 8 nga 12 të arrestuarit dje gjatë operacionit të koduar “Parku”. Mbi ta rëndon akuza “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, si dhe “Moskallëzim krimi”, ndërsa ata u arrestuan pas një viti hetimesh.
Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.
Persona të cilët janë lënë në ‘Arrest shtëpie’ janë Josif Ceka dhe L. Dulja, F. Sakta, ndërkohë në burg gjykata ka lënë shtetasit Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Oltion Doku, Fabian Pitani, Doris Murati dhe shtetasi A. Ll.