Sërish drogë, sërish heroinë, sërish në të njëjtin vend. Dhjetë persona u arrestuan të mërkurën në mëngjes në agim nga policia, në Milano, në ekzekutimin e një urdhri për paraburgim, me akuzat e grupit kriminale për qëllime të trafikut të drogës.
Italianët, marokenët, shqiptarët dhe rumunët përfunduan në pranga, të gjithë midis moshës 20 dhe 40 vjeç, por identiteti tyre nuk bëhet me dije. Të gjithë besohet se janë pjesë e një bande aktive në tregtinë e drogës pranë zonës hekurudhore në Rogoredo, e cila ka qenë prej kohësh një destinacion për të varurit nga droga, në gjueti për një dozë heroine me çmim të lirë. Të dhjetë u bllokuan nga efektivët e komisariatit të policisë të Mecenate, të koordinuar nga prokurori Andrea Fraioli, i cili arriti të kornizojë pjesëtaret e bandës, duke njohur rolin e secilit prej tyre.
Në fund të majit, 12 persona të tjerë kishin përfunduar në pranga, përsëri të akuzuar për shpërndarje droge në zonën e Rogoredo, në Milano. Shtysa vendimtare për hetimin erdhi pas një seri aksidentesh treni, me tregtarët e drogës dhe klientët të cilët kalonin shinat në tentativë për të marrë drogën. Hetimet kanë filluar në vitin 2018 dhe operacioni u kodua ‘Bialba’, që do të thotë peshorja shqiptare, për shkak se ishin përfshirë dy banda kriminale, njëra kalabreze dhe tjetra kishte në krye një shqiptar, 42 vjeç. Mbi të, në shkallën hierarkike tipike e grupeve kriminale, ishin dy italianë: S.P. 23-vjeçar, V.Mdhe 29-vjeçari.
60 episode të veçuara, por të lidhura së bashku
Shumë episode të vogla të tregtisë së lëndëve narkotike u kapën në flagrancë, dhe gjithashtu në 29 maj 2019 ishin sekuestruar si prova materiale një automatik dhe një revolver. Për të komunikuar brenda zonave të tregtisë, efektivët zbuluan se trafikuesit përdornin radio dykahëshe. Gjithashtu ishte bërë një grabitje në bankën Bper, të ardhurat e së cilës u përdorën për të blerë drogë. Personat që u arrestuan ishin një shtetas italian me inicialet S.P, 23 vjeç, dhe një shtetas maroken 24 vjeç, të cilët përfunduan në arrest shtëpie.
Pra në përgjithësi, prokurori ka rindërtuar 60 episode dhe ka lëshuar 60 akuza. Kështu që përmes punës së policisë episodet u lidhën njëra me tjetrën dhe u mësua se ishte një aktivitet i organizuar. Kjo bëri të mundur identifikimin e detyrave, pagave dhe madje edhe politikat tregtare të dy organizatave, asaj kalabreze dhe asaj shqiptare të quajtur Bialba.
/Burimi Cronacaossona: përshtati në shiqp Priza.al/