Forcat RENEA kanë “blinduar” në mënyrë të befasishme këtë pasdite qytetin e Elbasanit, ndërsa mësohet se ky askion bëhet në lidhje me kërkimin e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi I Artë”.
Bëhet me dije se gjatë operacionit janë kryer kontrolle nëpër disa shtëpi dhe disa biznese me qëllim kapjen e të shpallurve në kërkim të operacionit “Plumbit të Artë.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar disa personave, dërkohë që sërish nuk janë kapur persona me preceentë penalë. Ky ishte operacioni I pestë radhazi, pas atij të bujshmit ku ranë në pranga persona të njohur të botës së krimit.