Zhaklin Lekatari ishte opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.
Ky rrugëtim i saj u shoqërua me shumë zëra pasi ajo jepte opinione të ashpra ndaj disa prej banorëve të BBV.
Së fundmi, ajo është vënë në qendër të vëmendjes pas disa deklaratave ku kishte shkruar se “ndihet mirë dhe e sigurt në Serbi sepse nuk ka shqiptarë”.
Ndër të tjera, ajo u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në ‘Instagramin’ e saj.
Pasi është pyetur se a do të jetë pjesë e edicionit të tretë, Zhaklina tha se nuk e di ende dhe nuk ka një përgjigje të saktë.