Opinionisti i Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka njoftuar se së shpejti do të kurorëzojë dashurinë me martesë.
Arbëri para disa muajsh është fejuar me vajzën e biznesmenit kosovar, Blerim Devollit, Vlerën. Ndërsa, në një intervistë në “RTV Klan”, ai kishte treguar se si u njoh me të.
Ai tregoi se në fillim kishte shkuar që të hapte një zyre të fondacionit “Fundjava” në Kosovë, ku ishte pritur nga Vlera dhe disa persona të tjerë të cilët i kishin ndihmuar Arbërit dhe një mikut të tij për hapjen e zyrës.
“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thash do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin ka filluar duke parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehët për shkak Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjave ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, u shpreh Arbër.
/Priza.al/