Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi mesditën e sotme në selinë blu me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Për të çrrënjosur monizmin nga pushteti vendor dhe njëherë e përgjithmonë për të rikthyer llogaridhënien” – u shpreh ai.
-PD dhe PL do dalin në një koalicion së bashku?
Meta: Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kaq, faleminderit.
-Do pranoni kandidatë të PD për këshillat bashkiakë?
Meta: Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Nga Tropoja në Sarandë ne i konsiderojmë të gjithë kandidatë edhe të PL.
-A do ketë kandidatë nga PD për këshillat bashkiakë?
Meta: Shumica dërrmuese e gjithë këshillave bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar.