Opozita e Kosovës revoltohet me Kurtin: Po rrezikon raportet me aleatët

Kryeministri i Serbisë Albin Kurti dhe kabineti i tij po përballen jo vetëm me kritika e masa nga aleatët ndërkombëtarë në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur gjatë ditëve të fundit ne veri të vendit me protestat, por edhe me kritika të shumta madje edhe kërkesë për dorëheqje nga opozita .

Pak më parë ishte kreu i AAK, Ramush Haradinaj që akuzoi zotin Kurti se po kthen vendin pas e po prish aleancat e shumënevojshme të vendit me Perëndimin, ndërsa kërkoi që kreu i qeverisë të heqë sa më parë dorë nga posti.

Ndërkohë, LDK tha se Kosova është në një pozicion aspak të favorshëm, pas deklaratave të SHBA se vendi u “përjashtua” nga stërvitjet e Defender Europe 2023 dhe paralajmërimeve për masa të tjera në vijim.

Së fundmi ka qenë PDK ajo që është shprehur e shqetësuar me zhvillimet e fundit që e kanë çuar Kosovën në nj përballje të rrezikshme me aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PDK ka kërkuar që Qeveria të rimendojë dhe të ndryshojë urgjentisht qasjen e saj.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së, u shpreh i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend dhe me drejtimin e përgjithshëm që ka marrë Kosova nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti.

“Kryesia e PDK shpreh zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë të vendit tonë, që tashmë kanë filluar të rezultojnë me ndëshkime të drejtpërdrejta, pasi Kosova u përjashtua nga stërvitja më e madhe ndërkombëtare e NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”.

Ky përjashtim është shenjë konkrete e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe NATO-s dhe është paralajmërim për pasoja të tjera, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk fillon të sillet në mënyrë të përgjegjshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës e dënon fuqishëm dhunën e grupeve kriminale të drejtuar kundër pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe Policisë së Kosovës, dhe veçanërisht kundër përfaqësuesve të mediave, të cilët janë penguar dhe sulmuar në kryerjen e detyrës së tyre në shërbim të informimit të qytetarëve.

Anëtarët e Kryesisë shprehën mbështetje të plotë për kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit, që vijnë nga radhët e PDK-së, të cilët me përgjegjshmëri kanë treguar gatishmëri për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim, por edhe bëjnë thirrje për rikthimin e normalitetit për të mundësuar zbatimin e mandateve të tyre.

“Edhe një herë, duke pasur parasysh peshën dhe kompleksitetin e situatës si dhe tensionet e ngritura në pjesën veriore të vendit, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës i bën thirrje Presidentes dhe Kryeministrit që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *