Opozita kërkon shkarkimin e Nikollës; seanca parlamentare të enjten do të drejtohet nga Felaj

Seanca parlamentare e parashikuar për ditën e enjten do të drejtohet nga nën kryetarja Ermonela Felaj. Kjo, jo për shkak se Lindita Nikolla, Kryetarja e Kuvendit është jashtë vendit, por në respekt të rregullores së kuvendit, që parashikon që në seancën kur shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, seanca drejtohet nga nënkryetarja.

Gjatë seancës së të enjtes do të shqyrtohet kërkesa e opozitës për shkarkimin nga detyra të Nikollës me argumentin se ka shkelur rregulloren e Kuvendit, duke mos i dhënë fjalën opozitës gjatë diskutimit të akteve ligjore në rend të ditës. Mazhoranca e bëri të qartë se do ta refuzojë kërkesën, pasi sipas socialistëve Nikolla e ka zbatuar me korrektësi rregulloren, pasi kuvendi ishte në situatë të jashtëzakonshme e kësisoj seanca nuk mund të vijonte normalisht dhe duhej kaluar menjëherë në votim.

Të premten e shkuar Këshilli Legjislacionit mbylli punimet pa dakordësi duke depozituar për seancë plenare dy raporte, një të opozitës, ku u kërkua shkarkimi i Nikollës dhe një i mazhorancës ku refuzohej kërkesa e opozitës. Raporte që do të votohen në kuvend këtë të enjte.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *