Opozita po bëhet gati për protestën e radhës përpara bashkisë Tiranë. Besart Xhaferi shkruan se rezistenca do të vijojë deri në largimin e Erion Veliajt.
“Në shesh deri kur Veliaj t’u bashkohet në qeli kolegeve në vjedhje! Protesta jonë ja ka arritur qëllimit, pasi të besuarit e Erion Ali Babës në vjedhje kanë përfunduar në qeli, por ne protestën nuk do ta ndalojmë deri sa me kolegët në qeli të përfundojë edhe vetë Erioni, pronari De fakto i inceneratorëve dhe kompanisë 5D.
Ata snobët që kritikojnë protestën tonë nga banaqet televizive për shkakun e vetëm se pagat e tyre financohen nga inceneratorët, i ftojmë të bëhen gati që banaqet televizive ti vëjnë përpara burgut ku shumë shpejt do përfundojë idhulli i tyre në vjedhje dhe babëzi.
Ne në emër të qytetarëve të ndershëm të Tiranës në orën 11:00 jemi në sheshin përpara Bashkisë, për të protestuar kundër vjedhjes dhe uzurpimit siç bëjmë prej disa javësh. Ftoj qytetarët e ndershëm të na bashkohen në këto tubime pasi viktima të vjedhjes jemi të gjithë, pa dallime partiake dhe krahinore, pasi grabitqarët nuk njohin as ndasi as limite në misionin e tyre të zhvatjes” shkruan ai.