Parregullësitë e shumta në proces, si dhe shitblerja masive e votave, rrezikojnë që të çojnë drejt një mosnjohje të zgjedhjeve nga opozita.
Kështu ka lënë të kuptohet sot kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku, i cili ka bërë një deklaratë “bombë” që do të trondisë jo vetëm politikën në ditët në vijim, por edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve, të cilët sot kanë bërë thirrje për njohje të rezultateve zgjedhore nga palët.
Por Marku, ka lajmëruar se brenda vitit Shqipëri do të shkojë në zgjedhje të tjera të reja të parakohshme. I ftuar në “Open”, Marku tha se, herën e parë i publikoi “BILD” përgjimet dhe doli që ishin të vjedhura zgjedhjet, por që këtë herë do të jetë vetë PD-ja ajo që do të nxjerrë dosjen e përgatitur me prova.
I bindur që zgjedhjet janë vjedhur, Marku tha se, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të reja brenda vitit 2021. Në bisedë e sipër Marku u ndërpre nga botuesi Carlo Bollino, dhe i tha të pushonte, ndryshe do i kthehej keq.
Pjesë nga biseda:
Mark Marku: PD po punon dhe shumë shpejt ka për të dërguar një dosje të pabesueshme të fakteve. Për zgjedhjet e mëparshme , i nxori BILD-i. Sapo ti përgatisim do i nxjerrim. Herën e parë është vërtetuar se janë vjedhur, herën e dytë do të përgatisim dosje të paparë me dëshmi se si janë blerë votat shtëpi më shtëpi nga kandidatë të PS, të LSI dhe ky është fakt.
Carlo Bolino: Edhe LSI, aleati juaj?
Mark Marku: Aleati jonë pas zgjedhjeve. Zotëri të them mos të ndërhysh. Unë si të duash të kthehem… Duhet të merret vendimi, ta zëmë e dëshmojmë se janë vjedhur zgjedhjet. Beni thotë pse nuk e mbrojtët votën? Të krijojmë komision paralel? Ju thoni ata janë përfshirë direkt në procesin e vjedhjes së zgjedhjeve? Gjykata paralele, prokurori e polici? E treta, je qytetar, si mendon janë manipuluar apo jo?
Arben Ristani: Të gjitha këto ishin të ditura, nuk prisnim që Rama nuk do të manipulonte zgjedhjet. Masa e manipulimit është e atyre që e përcaktojnë. Fakti është që kemi humbur votën, 4 vjetët e ardhshme do jenë në opozitë.
Mark Marku: Për 1 vit do të ketë zgjedhje të tjera, maksimumi. Pyetjes time nuk iu përgjigje.
/Burimi: TCH/