Situata para Kuvendit mbetet e tensionuar pas mbylljes së seancës parlamentare nga kryetarja Elisa Spiropali. Përplasje të vazhdueshme po ndodhin mes opozitës dhe Gardës, ndërsa protestuesit e Bashkisë i janë bashkuar deputetëve të opozitës.
Të pranishmit kanë arritur të çajnë gardhin metalik që rrethon Kuvendin, duke shkaktuar konfuzion dhe tension të shtuar.
Megjithatë, pas përplasjeve, protestuesit janë zmbrapsur.