Opozita serbe: Marrëveshja e Ohrit hap rrugën për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’

Kreu i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, ka deklaruar sot se nëse pranohet propozimi franko-gjerman, Serbia do të marrë si ‘shpërblim’ krijimin e Shqipërisë së Madhe, një shtypje më të fortë të lirisë dhe demokracisë dhe minierat e litium.

“Përveç gjithë kësaj, brenda pak vitesh do të ndiqte plani Scholz dhe Macron për zgjidhjen e ‘çështjes së hapur të Bosnjës dhe Hercegovinës’. Ndërkohë, në pushtet në Serbi do të mbetej Vuçiç, i cili do të kalonte në marshin e pestë dhe do të na shkelte edhe më fort se më parë, me mbështetjen e Perëndimit.

Krijimi i Shqipërisë së Madhe do të thoshte që trashëgimia fetare dhe kulturore serbe nuk do të ishte më serbe pas pesë deri në dhjetë vjet, sepse manastiret tona do të binin nën autoritetin e Kishës Ortodokse Shqiptare. E vetmja mënyrë për të parandaluar nënshkrimin e planit “Scholz-Macron” është një referendum ku qytetarët do të thonë fjalën e tyre për atë marrëveshje” – ka thënë ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *