190 vende të të gjithë botës ishin në errësirë këtë mbrëmje për një orë rresht. Kjo pasi ndërtesat ikonike në mbarë botën fikën dritat e tyre në kuadër të “Orës së Tokës”. Synimi është ndërgjegjësimi për pasojat e ndryshimeve klimatike në planetin tonë.
Ngjarja është pjesë e një tradite vjetore për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike.
Ora e Tokës u lançua në vitin 2007 nga Fondi Botëror i Kafshëve të Egra dhe partnerët e tij në Sydney, Australi, sipas një njoftimi për lajmet nga organizata . Organizata jofitimprurëse e përshkruan Orën e Tokës si “lëvizjen më të madhe globale bazë për mjedisin”.
Ora e Tokës synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ndezë biseda globale për mbrojtjen e natyrës, trajtimin e krizës klimatike dhe punën së bashku për të formuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë ne”, thotë WWF në faqen e internetit të Orës së Tokës.
Për të marrë pjesë, gjithçka që duhet të bëni është të fikni dritat në shtëpinë tuaj nga ora 20:30 deri në 21:30 në zonën tuaj kohore lokale të shtunën.
Ky është viti i 16 që nderohet “Ora e Tokës”. Edhe Parlamenti Europian bëri të njëjtën gjë. Gjithçka zgjati për 60 minuta