Ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Mëngjesin e sotëm akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara, duke rikthyer kështu atë që quhet ora verore.

Me ndryshimin e orës, mëngjesin e sotëm secili prej nesh ka fjetur 1 orë më pak. Akrepat kanë lëvizuar pikërisht në orën 03:00 duke shkuar menjëherë 04:00.

Pak vite më parë u përfol për një ndalim të ndryshmit të orës. Por siç duket, nuk do të jetë ndryshimi i fundit për këtë vit, pasi masa e shfuqizimit të tij, e miratuar në Bashkimin Evropian, nuk është zbatuar. Në mars 2019, Parlamenti Evropian votoi pro përfundimit të kësaj praktike, të rregullimit të orës me një orë në pranverë dhe vjeshtë, me synim zbatimin e saj në vitin 2021. Megjithatë, siç tregon gjithçka për momentin jemi ende larg zbatimit të masës.

Argumenti kryesor për heqjen e ndryshimit të orës është se qytetarët nuk duhet të rregullojnë më orën. Ndryshimi ishte një burim konfuzioni, pasi nuk është e vetëkuptueshme se kur dhe në çfarë drejtimi duhet të ndryshojë koha. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *