Ora verore rrit sulmet kardiake

Mëngjesin e sotëm të gjithë u zgjuam me orën verore. Akrepat shkruan 60 minuta përpara në 2:00 të natës, duke bërë kështu që të gjithë ata të cilët ishin në punë këtë mëngjes, të humbnin edhe një orë gjumë.

Studimi më i ri i kryer në vitin 2020, ka zbuluar se një orë gjumë për shkak të ndërrimit të orës, rrit numrin e personave që kanë nevojë për shtrim në spital. Kjo si shkak i një gjendje serioze të ritmit të zemrës të njohur si fibrilacion atrial.

Edhe pse u diskutua gjatë në lidhje me ndryshimin e orë, madje shumë ishin të mendimit që mos të ndryshohej më, dhe akrepat mos të shkonin 60 minuta përpara.

Pavarësisht kësaj, sot e gjithë bota rrezikon që të përjetojë rreth 16,000 goditje të tilla në vit, nga ky lloj sulmi, raporton Priza.al

Frika është e madhe, teksa edhe shkencëtarët paralajmërojnë se humbja e një ore gjumë është e mjaftueshme për t’i bërë shumicën e personave të cilët vuajnë nga zemra të marrin një trajtim urgjent. Efekti që sjell ky ndryshim i orës, ne ritmin cirkadian, ose ndryshe në orën e trupit, bë që rrahjet e tyre të zemrës të çrregullohen.

“Sulmet në zemër rriten pas ndërrimit të orës dimërore në atë verore. Ndërrimi i orës në vjeshtë nuk sjell të njëjtin efekt”, shprehet Albert Einstein, ekspert në Kolegjin e Mjekësisë, New York.

Fibrilacioni atrial zhvillohet kur aktiviteti elektrik në zemër çrregullohet, duke bërë që ajo të rrahë në mënyrë të parregullt.

Simptomat përfshijnë dhimbje gjoksi, marramendje dhe lodhje, por një numër i konsiderueshëm i të sëmurëve nuk e kuptojnë derisa pësojnë një goditje./M.K

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *