Media spanjolle “SER Deportivo” nuk ka asnjë mëdyshje se Marko Asensio ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij: ai pritet të qëndrojë në Madrid për të mbyllur kontratën me klubin që skadon verën e vitit 2023.
Ndonëse është folur gjatë për një largim të tij nga Reali, me sa duket, sulmuesi është gati të sakrifikojë një sezon për t’u larguar vitin e ardhshëm me parametra zero.
Pavarësisht interesimit të disa klubeve në Premier Ligë për ta marrë atë përpara 2 shtatorit, Asensio ka vënë një bast të madh me veten, teksa ai shpreson të transferohet te Milani në vitin 2023.