Dhjetë persona kanë rënë në pranga sot në Mal të Zi. Dyshohet se anëtarët e organizatës kriminale vepronin në Shqipëri , Malit të Zi dhe më pas drejt vendeve të tjera të rajonit dhe drejt Bashkimit Europian.
Operacioni i koduar “Bruda” është realizuar në koordinim me Prokurorinë Speciale të Shtetit, agjencinë kriminale të Britanisë së madhe në bashkëpunim me sektorin e Oficerëve të Policisë për luftën kundër krimit të organizuar të Serbisë dhe oficerët e policisë së Bosnjë-Hercegovinës.
Dyshohet se janë trafikuar gati 1 ton drogë. Ndërsa të paktën 14 operacione janë kryer në 14 vende të ndryshme, ku 10 persona ranë në pranga.