Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një hotel në jug të vendit, ku një shtetas italian është martuar me një shtetase shqiptare dhe ka ikur pa paguar lekët e dasmës. Denoncimi është bërë nga një hotel në Vlorë përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku thuhet se italiani akomodoi për një javë në këtë hotel dasmorët, organizoi ceremoninë martesore dhe në fund pagoi me një çek që rezulton fals.
Reagimi i plotë
Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndërri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!
Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht! Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar.
P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!