Kreu i PD, Sali Berisha është takuar me krerët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe.
Berisha i ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të jenë të bashkuar pasi vendi ndodhet në një moment të vështirë.
Sakaq tha se brenda tre ditëve PD do të zbulojë datën e protestave, ku kërkoi që të organizohen mbledhjet e seksioneve.
“Këto dy tre ditë do përcaktojmë protestën e përgjithshme. Nuk ka të ndalur, Rama e konsideron Shqipërinë një plaçka të tij. Duhet të shohin fermerët, bizneset dhe nuk mund të përkëmben njerëzit. Rama po shfaq aftësinë atërore të trashëguar në mënyrë të paskrupull. Nga nesër të organizohen mbledhjet e seksioneve. Është një mision i madh për ne, përballë kemi një armik. Ka në dorë çdo pushtet, kërkoj nga ju njerëzisht që të jemi opozitë vetëm kur të shtrojmë pyetjen se çfarë mund t’i bëjmë këtij regjimi. Kur të gjithë të mendojmë kështu në mëngjes do t’ia dalim, kemi një regjim të kalbur”, tha ai.