24-vjeçari Ylard Lala oficeri i gardës së republikës është arrestuar pasi organizonte lojëra fati të paligjshme.
Gjatë një kontrolli nga policia në lokalin në rrugën “Andon Zakon Çajupi” në administrim të Ylard Lalës u zbuluan edhe 7 persona të tjerë të cilët po luanin në tavolinën e pokerit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.
Ndërsa 7 personat e tjerë po procedohen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.