Orgazma në çift, ja pse femrat e përjetojnë më pak!

Sipas një studimi nga profesorë të Universitetit të Floridës, 95% e meshkujve të marrë pjesë në studim kanë raportuar se kanë arritur gjithmonë orgazëm me partnerin e tyre. Ndërsa nga gratë, vetëm 65% e tyre kishin përjetuar orgazëm.

Sipas studimeve të bërë ndër vite, ka rezultuar se gratë kanë më shumë orgazma kur masturbohen, shifër e cila arrinte në 92%, ndërsa 68% e tyre e kanë përjetuar këtë kënaqësi në një seks të rastësishëm. Bazuar në këto shifra, studiuesit kanë arritur në përfundimet se ka një sërë faktorësh që ndikojnë në përjetimin e orgazmës nga femrat dhe meshkujt në një marrëdhënie, ku ndër to janë:

Problemi i kulturës

Një element i zakonshëm në rastet kur gratë raportuan kulme më të shpeshta ishte fokusimi në stimulimin e klitorit.

“Shumica e grave kanë nevojë për stimulim klitorial për të arritur orgazmën”, thotë Dr. Mintz, duke shpjeguar se, si penisi edhe klitorisi përbëhet nga inde erektil dhe është plot me mbaresa nervore të ndjeshme ndaj prekjes. Sipas studiueses, për 96% të grave stimulimi i klitorit, vetëm ose në kombinim me penetrimin, është çelësi i orgazmës. Arsyeja kryesore për mungesën e orgazmës tek gratë është se gratë nuk po marrin stimulimin e klitorit që u nevojitet.

Në këtë proces kontribuojnë mesazhet e kulturës kryesore për epërsinë e marrëdhënieve seksuale, të tilla si filmat, shfaqjet televizive, librat, shfaqjet dhe revistat që “nxisin” gratë të përjetojnë orgazëm vetëm përmes penetrimit, si dhe duke ulur stimulimin e klitorit. Shumë studime kanë treguar se periudha e “preliminareve”, e cila përgatit gruan për penetrim, marrëdhënie seksuale, orgazmë dhe përfundim të aktit, rezulton se është detyra e burrit t’i ofrojë gruas orgazmën gjatë kohëzgjatjes dhe depërtime intensive.

Sipas hulumtimeve, meshkujt ndihen më mashkullorë kur partnerja e tyre përjeton orgazëm gjatë seksit, ndërsa femrat falsifikojnë orgazmën që të mos lëndohet “egoja” e partnerit të tyre, në një përqindje nga 53% deri në 85% ose më shumë.

Kapërcimi i “hendekut” mes çiftit

Përpjekja për të mbyllur hendekun orgazmatik është e shumëanshme dhe prek të dyja gjinitë, ndaj sipas surdiuesve duhet:

Edukim për të hedhur poshtë mitin se biologjia femërore e bën të vështirë orgazmën, si dhe nxjerrja në pah e rëndësisë së klitorisit në kënaqësinë e tyre. Po ashtu është e rëndësishme ti bëhet e qartë partnerit se që në moshë të re se seksi është një akt që synon kënaqësinë e të dy partnerëve dhe jo të vetëm njërit prej tyre.

– inkurajimi i grave për të zbuluar se çfarë duan në seks, por edhe të ndihen rehat duke e ndarë atë informacion me partnerët e tyre

– praktikimi i paralojës dhe marrëdhënieve seksuale, me “lojë” pas penetrimit në mënyrë që gruaja të eksitohet dhe arrijë kënaqësi

– dekriminalizimi i vibratorëve, të cilët sipas hulumtimeve garantojnë më shumë orgazma

– ndjeshmëria si një “ilaç” për pasigurinë që shumë femra ndiejnë për mënyrën sesi duken gjatë seksit apo nëse e kënaqin partnerin e tyre. Barazia në arritjen e kënaqësisë do të thotë shumë më tepër sesa seksi cilësor, thekson psikologia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *