Moderatorja e “Për’puthen” Ori Nebijaj, ka pranuar zyrtarisht tashmë mandatin si deputete e Partisë Demokratike, duke zëvendësuar Grida Dumën, e cila dha dorëheqjen.
Së fundmi, Ori Nebijaj ka dhënë intervistën e saj të parë që pasi pranoi mandatin e deputetes duke hequr dorë nga emisioni “Për’puthen.”
Që në nisje të intervistës Ori u shpreh: “Do jem gjithmonë Ori, nuk dua që kjo të ndryshojë kurrë edhe pse tani me mandatin e deputetes i detyrohem zyrtarisht etiketës edhe të qenit zyrtar.”
Duke folur për kohën që i duhej për të marrë vendimin nëse do ta pranonte ose jo mandatin e deputetes, Ori Nebijaj theksoi se:
“Dy javë dilemë sepse e para erdhi pak si surprizë, sepse nuk e prisja që Grida Duma të jepte dorëheqjen. Jam e sigurt që ajo do t’i mungojë politikës. E mendova sepse koha kur unë kandidova dhe pala politike me të cilën kandidova, me ato në cilat poltika gjendet sot, janë shumë ndryshe.”
E cilës Parti Demokratike është Ori Nebijaj?
“PD është një, kjo është ëndrra ime dhe kjo ëndërr më çon në Parlament”– u përgjigj moderatorja.
Ndër të tjera ajo veçoi se kauzat për të cilat do të luftojë janë:
“Ka disa që i mendoj dhe nuk dua të jem e nxituar sepse sado që jam munduar të kem informacion për çfarë ndodh, ka gjithnjë shumë punë për të bërë. Çështjet sociale, të drejtat e fëmijëve do jenë një fokus shumë i madh duke njohur realitetin.”
Në një rubrikë pro dhe kundër, Ori Nebiaj u shpreh se është kundër martesave të së njëjtës gjini, pasi sipas saj është shumë herët dhe Shqipëria nuk është gati. Gjithashtu Ori Nebijaj u shpreh se është kundër legalizimit të kanabisit.
Për t’u kthyer te “Për’puthen”, Ori Nebijaj ka një koment edhe për opinionistët Arjan Konomi dhe Neda Balluku.
“Arjani është shtyllë e atij emisioni dhe nuk e di nëse Përputhen do të ekzistonte pa të. Neda ishte ajo çfarë i mungonte programit”- tha Ori.
Sa i përket Bora Zemanit, Ori u shpreh se:
“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Me Borën njihem shumë vite përpara, kemi qenë në një tjetër televizion. Isha unë në një emision, që unë ika dhe e vazhdoi Bora. Mendoj që përveç Borës nuk më pason askush tjetër në emision”.
Moderatorja nuk i shpëtoi as pyetjes në lidhje me jetën e saj private, ku theksoi se “nuk dëshiron vëmendje për jetën personale.”
“Nuk do doja të merrja vëmendje në jetën time me jetën private, sot dua vëmendje vetëm me punën. Kur të martohem do ta merrni vesh”- tha ajo.