Orinda Huta dhe Turjan Hysko bëhen prindër për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i bebushes

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe çifti i dashur për publiku, Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë bërë prindër për herë të parë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Turi ka zbuluar edhe emrin e vajzës. Moderatori shkruan Atara Hysko dhe datën e sotme duke fotografuar krevatin e bebes në të cilin shkruhet princess Atara.

Orinda na ka treguar herë pas here detaje të vogla nga përgatitjet e deritanishme, ku mësuam se dhoma e vogëlushes nuk do të jetë ngjyrë rozë siç jemi mësuar ta shohim, por është minimaliste dhe me piktura në formë reje.

Gjithashtu ditën e djeshme ajo ka publikuar disa detaje nga veshjet e ëmbla të vogëlushes që do të vijë në jetë së shpejti si dhe qëndismat që mesa duket po ja bën shoqja e saj, gazetarja Iva Tiço.

Po ashtu moderatorja ka realizuar ditë më parë një set shumë të ëmbël fotografik.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *