Modelja Oriola Marashi prej kohësh merr pjesë në sfilada të organizuar nga firma e njohur Guess.
Por së fundmi ajo ka publikuar disa imazhe nga Venecia në të cilat tregon në prapaskenë billboardet ku ndodhet si ikonë e markës.
“12 orë në Venecia. O Zoti im, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin”,shkruan Marashi në postimine saj.