“Ose të dyja, ose asnjërën” Papa Françesku: Nëse shkoj në Kiev, duhet të vizitoj edhe Moskën!

Kreu i Kishës Kalotike Papa Françesku është shprehur se është i gatshëm të shkojë në kryeqytetin ukrainas Kiev, vetëm nëse viziton edhe Moskën.

Sipas mediave të huaja, komentet Papa i ka bërë duke folur për gazetën argjentinase La Nacion, ku tha: “Unë jam i gatshëm të shkoj në Kiev. Unë dua të shkoj në Kiev. Por me kusht që të shkoj edhe në Moskë. Unë ose shkoj në të dyja vendet ose në asnjërën”

Sipas tij një udhëtim në kryeqytetin rus “nuk është i pamundur”.

Kujtojmë se Papa herë pas here ka bërë thirrje për paqe në konfliktin e nisur në Ukrainë, ku pak ditë më parë, deklaroi se ishte i gatshëm që të bisedonte me presidentin Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *