OSHEE ka njoftuar se duke nisur nga nesër, (datë 19.06.2021), do të stakohet energjia elekrike në zonën pranë Depos së Ujit në Tiranë.
OSHEE njofton, se energjia në këtë zonë të kryeqytetit, do të ndërpritet si pasojë e rikonstruksionit të kabinave, nga ora 9:00 në 16:00.
Njoftimi i OSHEE:
Pershendetje/ Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 19 qershor
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 19 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Zona pranë Depos së Ujit dhe rruga “Budi”