Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se në disa zona të Tiranës do të ketë shkeputje të energjisë elektrike, për disa orë gjatë ditës së sotme.
Në njoftim bëhet e ditur se pa drita do të jenë rruga dytësore e autostradës Tiranë-Durrës, bizneset ne krahun e djathte te Autostrades , ura e Limuthit deri tek kryqezimi i Rinasit.
NJOFTIMI:
Pershendetje/Njoftim për abonentët #TiranëStakim, 23 qershorNë kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, sot gjatë intervalit kohor 16:00-19:30 do të punohet në një nga fiderat e NST Kashar.
Pa energji do të mbetet pjesërisht: Rruga dytesore e Autustrades Tirane -Durres, bizneset ne krahun e djathte te Autostrades , ura e Limuthit deri tek kryqezimi i Rinasit.
/Priza.al/