OSHEE njofton: Nesër do të stakohet energjia elektrike në këto zona të kryeqytetit

OSHEE, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, thekson se nesër, si pasojë e punimeve në disa kabina, do të stakohet energjia elektrike, duke nisur nga ora 09:00-16:00.
Zonat që do të mbeten pa energji elektrike do të jenë: Zona pranë shinave të trenit, një zonë në Paskuqan dhe Liqenin e Thatë, Xhamisë së Tabakëve dhe Bulevardin Bajram Curri.

Njoftimi i OSHEE:

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 9 shtator

Në vijim të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, nesër, 9 shtator do të kryhen punime në disa kabina gjatë intervalit kohor 09:00-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: zona pranë shinave të Trenit , zona pranë “Coca Cola” dhe Paskuqan, Pallati “Rinia 04” te Liqeni i Thatë

Pjesërisht: zona pranë Xhamisë së Tabakeve , rruga “Shyqyri Ishmi”, dhe një pjesë e pallateve në Bulevardin “B.Curri”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *