Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një njoftim për të gjithë abonentët. Me anë të një njoftimi zyrtar, OSHEE ka bërë me dije se ditën e nesërme do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Tiranës, për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e kabinave.
Energjia do të ndërpritet në këto zona: pjesërisht në Pallatet pranë shkollës “Ibrahim Rugova”, bulevardi “Blu”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga “Thoma Koxhaj”, zona fushë “Misto Mame” dhe rruga “Irfan Tomini” pranë hotel “Diplomat”.
Njoftim për abonentët Tiranë:
Stakim, 12 gusht
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, në datën 12 gusht do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-17:00.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Pallatet pranë shkollës “Ibrahim Rugova”, bulevardi “Blu”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga “Thoma Koxhaj”, zona fushë “Misto Mame”, rruga “Irfan Tomini” pranë hotel “Diplomat”.
/Priza.al/