Kompozitori dhe regjisori Osman Mula disa ditë më parë ka festuar 70-vjetorin e lindjes së tij. I ftuar në emisionin ‘Rudina’ ai ka folur për karrierën e tij artistike, kompozimin, shkrimin e tesksteve, si dhe për jetën e tij personale. Ai ka folur edhe për këngëtaren e njohur Ledina Çela të cilën e ka zbuluar si artiste dhe e ka bërë të mundur praninë e saj për herë të parë në festivalin e vitit ’95. Këngëtarja i ka përgatitur një video-mesazh nga Gjermania ku e uron për ditëlindje dhe shpreh dëshirën që Osmani t’i përgatisë një këngë.
Rudina Magjistari: Ledina Çelo me atë këngë që ka kënduar me Luan Zhegun dhe ti i bie saksofonit, ka qenë këngë e jotja ajo apo jo?
Osman Muala: E imja dhe e kam nxjerrë unë Ledinën.
Rudina Magjistari: Ti e ke zbuluar dhe Ledina Çelon, ma trego pak historinë e Ledinës.
Osman Mula: Ledina ishte një vajzë që e kishte shtëpinë jo më larg se 50 metra larg meje. E shikoja vazhdimisht me biçikletë, i kishte hije, një fizik shumë i bukur. Zakonisht në biçikletë njeriu sheh fizikun, këmbën, flokët dhe një palë gjyslyke. Kur shkoj takoj Ninën dhe e shoh me të.
Ajo ishte nxënësja e Ninës në Lice, Ninën e kam timen, nusen e xhaxhait, i them si është si këngëtare, më tha shumë e mirë, studion për soprano dhe është një vajzë shpërthyese, mund të dalë dhe një soprano liriko-dramatike.
E dëgjoj në një studio të incizimit tek Institiuti i Arteve ku unë kisha shkuar për të tjera punë dhe kisha radhën për incizim. Kur futem aty shoh atë vajzën duke kënduar, mu kujtua ajo këmba, gjyslyku, dhe floku, e prita i thashë goce sivjet në festival do këndosh këngën time. Dhe në festivalin e Dhjetorit për herë të parë ajo ka kënduar me mua. Është këngë më e duartrokitur në festival.